KRU “Hidroregjioni Jugor” apelon për mos keqpërdorim të ujit të pijes

0
449

Hidroregjioni Jugor i është drejtuar qytetarëve duke apeluar që të mos e keqpërdorin ujin e pijes për destinime tjera.

Apeli ka ardhur kur temperaturat janë ngritur në vend, duke marrë parasysh edhe gjendjen nëpër të cilën po kalojmë për shkak të pandemisë COVID-19.

“Konsumatorë të nderuar, në këto ditë të nxehta të verës kur jemi të rrezikuar edhe nga Pandemia COVID 19, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, që të mos keqpërdoret uji i pijes për destinime të tjera, përveç atyre higjieno-sanitare.
K.R.U “ Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren ka ujë të mjaftueshëm për furnizim të pandërprerë 24 h (orë), vetëm nëse uji përdoret për destinim primar higjieno-sanitar, mirëpo nëse vazhdohet të keqpërdoret uji në këtë mënyrë siç edhe ka filluar menjëherë me ngritjen e temperaturave, atëherë është e pamundur të pritet furnizimi i pandërprerë, kur me ujë të pijes ujiten edhe fushat”, thuhet në mes tjerash në apelin e këtij institucioni./04 Online

Leave a Reply