Krasniqi: Kosova ka nevojë për njerëz që dinë të punojnë, lista e PDK’së përfaqëson të gjitha shtresat e shoqërisë

0
69

Memli Krasniqi, ish-kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se vendi ka nevojë për njerëz që dinë të punojnë, bashkëpunojnë dhe të mbajnë përgjegjësi.

Krasniqi, ka shtuar se, lista e PDK’së, ka ka profile nga më të ndryshmet, që përfaqësojnë të gjitha shtresat e shoqërisë: profesionistë, të rinj, pensionistë, çlirimtarë, mërgimtarë dhe kandidatë me përvojë.

Postimi:

Kosova, sot ka shumë nevojë për njerëz që dinë të punojnë, të bashkëpunojnë dhe të mbajnë përgjegjësi.

Prandaj, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, përveç se mbi 50% janë kandidatë që garojnë për herë të parë, ka profile nga më të ndryshmet, që përfaqësojnë të gjitha shtresat e shoqërisë: profesionistë, të rinj, pensionistë, çlirimtarë, mërgimtarë dhe kandidatë me përvojë, por me një bindje të përbashkët: se ky vend meriton dhe mundet më shumë dhe më mirë.

Suksese secilit kandidat dhe kandidate që garon në listën tonë.

Më 7 qershor, zgjidhni 10 kandidatët tuaj nga kjo listë, duke filluar nga Kryetari Bedri Hamza, dhe bëhuni pjesë e një përfaqësimi që beson në Kosovë, në punë dhe në të ardhmen e sajhttps://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmemli.krasniqi%2Fposts%2Fpfbid0MDUuh1mmvPtZKcQ6UcDGqo3mGpo6yhS6pqsWBe5L6vhrbTN6CZFrTKZjNJ5D36jhl&show_text=true&width=500

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here