Kontrabandoi pesë refugjatë afganë, arrestohet në Prizren shtetasi i Maqedonisë së Veriut

0
295
Foto: Ilustrim

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar nga Departamenti i Policisë Kufitare në rajonin e Prizrenit gjatë së premtës për kontrabandim me migrantë.

Siç bëhet e ditur nga policia, i dyshuari ka kontrabanduar pesë refugjatë shtetas të Afganistanit të cilët janë dërguar në qendrën e strehimit për azil.

“Është raportuar se është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut i cili me kamionin e tij, i ka kontrabanduar pesë refugjatë shtetas të Afganistanit të cilët janë dërguar në qendrën e strehimit për azil. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të PK-së.

Leave a Reply