Komuna Prizrenit anulon tenderin në fshatin Zym, i shpallur 6 ditë para zgjedhjeve

0
422

Komuna e Prizrenit ka anuluar tenderin për ndërtimin infrastrukturës, rrjetit të kanalizimit dhe rrugëve në fshatin Zym të Hasit. Ky tender mbi 100 mijë euro ishte shpall më 11 tetor të këtij viti, vetëm 6 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend.

Në njoftimin e publikuar në platformën elektronike të Prokurimit Publik thuhet se në këtë proces të prokurimit ka konkurruar vetëm një kompani e cila ka ofruar çmim dukshëm më të lartë se sa mjetet e destinuara për këtë projekt.

“Seferi CO nga Suhareka ka ofertuar me çmimin prej 140,477.39 euro, ndërsa vlera e parashikuar është 102.000.00 euro, pra ka ofertuar me vlere prej 38,477.39 euro nga vlera e parashikuar” thuhet në njoftimin për anulim të komunës së Prizrenit, raporton “Front Online”.

Aty më tutje thuhet se nëse kompania beson se Autoriteti Kontraktues, gjatë procedurës së prokurimit publik, ka shkelur LPP apo rregullat e zbatueshme, ka të drejtë te parashtroni ankese pranë Autoritetit Kontraktues.

“Edhe nëse nuk kemi qene në gjendje t`i përdorim shërbimet tuaja kësaj here, besojmë se do të vazhdoni të shfaqni interesim për nismat tona të ardhshme të prokurimit” thuhet më tutje në njoftim, raporton “Front Online”

Leave a Reply