Komuna e Prizrenit pastron varrezat para Fitër Bajramit

0
506

Komuna e Prizrenit, nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka filluar pastrimin e të gjitha varrezave në territorin e komunës, thuhet në njoftim përcjell 04 Online.

“Pastrimi ka filluar të bëhet që nga dita e djeshme, duke pasur parasysh që jemi në prag të festës së Bajramit.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Levent Kasemi, sot ka inspektuar punimet të cilat po bëhen duke filluar së pari në varrezat e qytetit dhe në varrezat në lagjen Arbana. Më pas pastrimi do të vazhdojë në varrezat e fshatrave të Komunës së Prizrenit, sikurse që është paraparë sipas kontratës me kompaninë Ekoregjioni.

Pastrimi i varrezave është paraparë të bëhet 2 herë në vit”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply