Në fillim të përhapjes së panedemisë Covid 19 në Kosovë, Kompania Zona Park u shpreh e gatshme për realizimin e projektit humanitar deznifektues kundër Covid 19 në vlerë 50 mijë euro, i cili do të shtrihej në tri Komunat e Rajonit të Prizrenit: Në Prizren, Malishevë dhe Rahovec.
Malisheva e para e pranoi vullnetin e Kompoanisë Zona Park, gjithashtu edhe Rahoveci ndërsa Komuna e Prizrenit nuk e pranoi ndihmën e ofruar.
Zyrtarët e Kompanisë Zona Park, nuk kanë shpjegim se pse ndodhi refuzimi i Komunës së Prizrenit, ndërsa veçojnë bashkëpunimin me deputetët Duda Balje dhe Albert Kinolli, në bashkëpunim me të cilët Zona Park dezinfektoi mjediset e prekura në Skorobisht dhe në lagjen e romëve në Prizren.
Zona Park është Kompania me seli në Prizren më profesionale në vend në fushën e ofrimit të mbrojtjes dhe sigurisë nga infesksionet në shëndetin publik.
Shërbimet e Kompanisë Zona Park në mbrojtje nga infeksionet në shëndetin publik janë të sigurta e të suksesshme 100%, dhe dëshmi e këtij vlerësimi është punaa në terren.