Kokollari: Kemi filluar rrënimet e mbindërtimeve pa leje në qytet, zero tolerancë për të gjithë shkelësit e ligjit

0
1485

Komuna e Suharekës vazhdon të mos i tolerojë ndërtimet pa leje.

Sot gjatë ditës, është bërë rrënimi i mbindërtimit në një ndërtesë. Si rrjedhojë, drejtoresha e Inspektoratit në këtë komunë, Albulena Kokollari, ka thënë se do të ketë zero tolerancë për të gjithë shkelësit e ligjit.

“Zero tolerancë për të gjithë shkelësit e ligjit.🚫
Kemi filluar rrënimet e mbindërtimeve pa leje në qytet dhe do të vazhdojmë të zbatojmë ligjin pa dallim”, ka thënë Kokollari./04 Online

https://www.facebook.com/albulena.kokollari/posts/pfbid02VciMJaKdF4EZx3LB87dmch8DDp2Sqk57S2NGEMkAzmMCt6VxC7Vjw8yrWLGDEW1il

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here