Baldedaj kërkon rritjen e kontrolleve në vendet e punës pas vdekjes tragjike të 19 vjeçarit

0
497

Sot gjatë ditës ka humbur jetën tragjikisht një person në Prizren.

19 vjeçari me inicialet K.Z., dyshohet se gjatë punimeve në një objekt banesor ka rënë nga skelet, me ç’rast edhe ka ndërruar jetë.

Ilir Baldedaj, ish asambleist i AAK-së në Prizren, ka reaguar duke kërkuar që të ndalohen punimet në të gjitha objektet banesore, dhe pas kësaj të bëhen kontrolle strikte. Baldedaj, madje ka kërkuar që ato kompani që nuk i plotësojnë kriterët për operim, të mos lejohen që të vazhdojnë punimet në tërë Komunën e Prizrenit.

“I nderuar drejtori e inspektoriatit që sot është dashur të thirrni mledhje me të gjitha firmat e ndërtimtarisë së bashku me kryetarin e komunës me polici dhe inspektorë,të ndaloni të gjitha punimet..unë e di që numri i inspektorëve nuk mjafton në gjithë komunen e Prizrenit andaj do te ju duhet kontrollim strikt i të gjitha vendeve ku firmat nuk i plotësojnë kushtet për sigurinë e puntorëve të mos lejohet të ndodh më e keqja,thuajse cdo jave kemi raste të lëndimeve të punëtorëve e sot pat edhe vdekje e nje 19 vjecari kjo besoj duhet t’ju brengos më së shumti ,si pushtetarë nuk jeni vec për fotografi,veproni sa nuk është bë vonë!”, ka thënë Baldedaj./04 Online

Leave a Reply