Për dy ditë me rradhë më 16 dhe 17.09.2023, në Malishevë u mbajtë gara e Kupës së Kosovës për Senior – re, thuhet në njoftimin e KA “Prizreni”.
“Këtë vit Klubi i Atketikës “Prizreni” dëshmoi se për momentin është klubi më i mirë dhe më i organizuar në Kosovë, duke e fituar Kupën e Kosovës për Seniore me 104 pikë të grumbulluara dhe në plasmanin e përgjithshëm meshkuj – femra u shpall fitues me 107 pikë.
U fituan 17 vende nderi,
6 vende të para, 6 vende të dyta dhe 5 vende të treta.
I përgëzojmë vajzat për angazhimin maksimal të treguar gjatë garave!
Në emër të kryesisë,kryetarit Gazi Renaku , trajnerëve Bajram Duja dhe Adnan Tahiri , urime dhe suksese në Kupën e Kosovës për Junior – re!”, thuhet në njoftim./04 Online