Klea Huta rrëfehen planet për dasmë dhe si e gjeti emrin e të birit

0
382

Moderatorja simpatike, Klea Huta ka qënë përballe panelit të fëmijeve të emisionin “Kurthi i Piter Pan” për t’iu përgjigjur disa pyetjeve ‘ngacmuese’.

Ndër të tjera ajo foli për planet për dasmë pas fotove nga Marrakeshi, ku dukeshin të veshur si nuse dhe dhëndër. Në ato foto mendohet se çifti i tha “PO” njëri-tjetritnë këtë vend dhe kështu e celebruan dashurinë e tyre në martesë.

ELgit Doda, Klea Huta

Mirëpo, e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Kurthi i Piter Pan” ajo u shpreh se e gjitha ka qenë një set fotografik dhe se e kanë në planet e tyre një dasmë, por do të presin edhe pak derisa të rritet djali i tyre Krid.

Në lidhje me pyetjen se si e kishin gjetur emrin e djalit, duke qënë se është një emër tejet i veccantë.

“Kur unë isha shtatzënë, po shikoja nje film me Elgitin dhe po haja një mollë. Në atë kohë po kërkonim për emra për djalin dhe nuk po dinim kë te zhgjidhnim. Shiko këtej shiko andej nuk po na ngjiste asnjë emër. Edhe kështu ne po shikonim një film, ai djali, personazhi kryesor e kishte emrin Krid dhe unë thashë ‘Eureka,” ka treguar Klea.

Klea u bë nënë për herë të parë pak muaj  më parë dhe që nga ajo kohë nuk ka rreshtur së postuari përditshmerinë e saj me të birin,Kird.

Klea Huta me djalin

Leave a Reply