Mbrëmë pas mesnatës dy të rinj të moshës 19-vjeçare kanë marrë lëndime pas therjes me thikë.
Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”, ka bërë të ditur se, pacientët kanë arritur në emergjencën e spitalit rreth orës 01:10, ku njëri prej tyre si pasojë e therjes me thikë ma marrë plagë në shpinë dhe regjionin e belit, kurse tjetri në regjionin e kofshës së djathtë, i cili më pas edhe është liruar në shtëpi.
Njoftimi i plotë i spitalit, pa ndërhyrje:
Më 28.06.2026, rreth orës 01:10, në Shërbimin e Emergjencës të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë pranuar dy pacientë, të lindur në vitin 2007, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara me mjet të mprehtë.
Njëri pacient ka paraqitur disa plagë në shpinë dhe në regjionin e belit. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe radiologjike, si dhe është ofruar trajtimi fillestar i plagëve në Shërbimin e Emergjencës. Pas konsultimit me kirurgun kujdestar, pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në Repartin e Kirurgjisë.
Pacienti i dytë ka paraqitur një plagë në regjionin e kofshës së djathtë. Pas trajtimit dhe përpunimit të plagës në Shërbimin e Emergjencës, ai është liruar në shtëpi.















































