Kiara befason me përgjigjen kur pyetet nëse është dashuruar me Luizin

0
220
Kiara Tito - Moderatore

Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë krijuar një raport shumë të afërt me njëri-tjetrin. Luizi ia ka shprehur hapur dashurinë moderatores në vazhdimësi, ndërkohë që Kiara ka qenë më e rezervuar.

Megjithatë, ata po vazhdojnë të krijojnë situata të shumta brenda shtëpisë përfshirë batutat e ngacmimet.

Së fundmi konkurrentët duhej t’i përgjigjeshin disa pyetjeve dhe në këtë nuk munguan as ato për marrëdhënien Luiz-Kiara.

E pyetur nëse është dashuruar brenda shtëpisë, referuar Luizit, ajo tha: “Deri diku”.

“Ndoshta keqkuptohet se jam natyrë pak e ftohtë. Jam natyrë pasionante dhe nuk dua ta shfaq pasionin këtu brenda në sy të të gjithëve”, vazhdoi më tej ajo.

Kjo përgjigje e ka lënë të befasuar Luizin, i cili u ngrit në këmbë dhe më pas filluan brohoritjet nga të tjerët.

Leave a Reply