Një kontroll rutinë policor gjatë orëve të para të mëngjesit në Prizren ka çuar në arrestimin e një të riu, te i cili Policia gjeti armë zjarri dhe brisk, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 në rrugën “Hamit Thaqi”.
Sipas informatave, patrulla policore kishte hasur një automjet ku ndodheshin katër persona dhe kishte vendosur të kryente kontroll rutinë.
Burimet bëjnë të ditur se gjatë kontrollit te Valerjan Berisha (22-vjeçar), Policia ka gjetur të fshehur në brez:
- një pistoletë M-57 kalibër 7.62 mm,
- një karikator,
- tetë fishekë,
- si dhe një brisk me gjatësi tehu rreth 9 centimetra.
Pas zbulimit të armës, 21-vjeçari është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren, ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Në vendngjarje kanë dalë edhe njësia e krimteknikës dhe hetuesit policorë.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Rasti po hetohet si:“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Gazeta Sinjali/
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.















































