Kader Kicaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim reflektues të publikuar në rrjetet sociale.
Në mesazhin e saj, ajo ka folur për zhgënjimet nga njerëzit dhe rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit personal, duke marrë reagime të shumta nga fansat.
“Mos u mërzit kur respekti yt përplaset me njerëz pa vlerë morale! Jo çdo zemër di ta çmojë mirësinë dhe edukatën”, shkruan ajo.
Kaderi ka vazhduar mesazhin e saj duke theksuar se disa njerëz e kthejnë respektin me arrogancë, ndërsa mirësinë me tradhti, por sipas saj, karakteri dhe fisnikëria nuk duhet humbur asnjëherë.
“Karakteri yt është ibadet, jo reagim ndaj njerëzve”, vazhdon mesazhi i saj.
Postimi i saj është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, duke u shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale./04 Online
















































