Juventus arrin marrëveshje 22 milionë euro për Jhon Lucumin

0
28

Juventus ka arritur marrëveshje me Bolognan për transferimin e mbrojtësit kolumbian Jhon Lucumi, i cili tashmë pritet të kompletojë kalimin e tij në Torino.

Sipas Tuttosport, marrëveshja kap vlerën e 20 milionë eurove, ndërsa 2 milionë të tjera mund të paguhen në formë bonusesh.

Lucumi pritet të mbërrijë në Torino të dielën për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, para se të nënshkruajë kontratën e re me Juventusin, e vlefshme deri në qershor të vitit 2031.

Sipas raportimeve, 28-vjeçari do të përfitojë një pagë prej rreth 2.5 milionë eurosh në sezon, plus bonuse të tjera në varësi të performancës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here