Jo vetëm Reali, edhe katër klube angleze në garë për 20-vjeçarin

0
187

Gabri Veiga është kthyer në një objektiv të shumë klubeve të mëdha europiane. Mesfushori me tipare sulmuese po shkëlqen te Celta Vigo, skuadër me të cilën ka shënuar edhe 8 gola deri më tani në kampionat.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe tashmë vlerësohet nga spanjollët me 40 milionë euro. Mediat iberike raportojnë se për shërbimet e Gabri Veiga interesohet edhe Liverpool.

The Reds i shtohet një liste të gjatë klubesh që e duan. Real Madrid është një prej tyre, ndërsa në Angli për 20-vjeçarin në garë janë edhe Arsenal, Manchester City e Newcastle.

Veiga është një prodhim i klubit galician. Ai po luan sezonin e parë me skuadrën e parë. Vitin e kaluar debutoi me kombëtaren U21 të Spanjës./SS

Leave a Reply