Islam Ukimeri kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e PDK-së

0
647

Islam Ukimeri është kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e PDK-së në zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen më 17 tetor.

Ukimeri do të kërkoj besimin e qytetarëve edhe për një mandat në Kuvendin e Prizrenit, ndërsa mbanë numrin 4.

Ai ka falënderuar strukturat e nëndegës në “Korishë”, strukturat e partisë dhe kandidatin për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, për siç ka thënë, për besimin e dhënë për të qenë pjesë e kësaj liste, si alternativë e vetme për të mirën e qytetarëve të komunës së Prizrenit.

“Të nderuar: familjarë, shokë, miq, kolegë dhe qytetarë të Komunës së Prizrenit:
I’u njoftoj se do të jem përsëri pjesë e listës së Partisë Demokratike në Prizren me numër 4.
Fillimisht falenderoj strukturat e nëndegës “Korishë” si dhe kryesinë e degës në krye me Kryetarin z. Shaqir Totaj, për besimin e dhënë, për të qenë pjesë e kësaj liste, si alternativa e vetme për të mirën e qytetarëve të komunës sonë.
Në këto 4 vite qeverisje, Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, e ka degraduar skajshmërisht qytetin tonë, në çdo sferë të jetës.
Për t’i zgjidhur problemet e shumta të krijuara në këto 4 vite të keqqeverisjes, Prizrenit i duhet një lider ndryshe, ku alternativa e vetme e dëshmuar për menaxhim të mirë në sektorin publik, është Kandidati i PDK-së z. Shaqir Totaj.
Në këto 4 vite që po kalojnë, i’u kam përfaqësuar në Kuvendin Komunal, duke u munduar që të jem zëri i juaj.
Kam ngritur çështje, kam shtruar shumë pyetje dhe kam përfaqësuar me nder Partinë Demokratike të Kosovës në Prizren.
Në zgjedhjet e këtij viti, do të jem përsëri në listën e Partisë Demokratike, duke e kërkuar përsëri besimin tuaj, për të qenë pjesë e Kuvendit Komunal edhe në 4 vitet e ardhshme me numër 4.
Në këto zgjedhje do ta kemi Shaqir Totaj, me të cilin ne synojmë ta udhëheqim qytetin e Prizrenit, në mënyrë të ndershme dhe të përgjegjshme, duke i’a dhënë qytetit një udhëheqje që e meriton dhe për ta kthyer në binar qytetin tonë historik.
Me besimin në fitore e kërkoj mbështetjen tuaj.
Na prift e mbara!

PDK

ShaqirTotaj

IslamUkaj4″, ka thënë Ukimeri./04 Online

Leave a Reply