Ish-ambasadori i Kosovës në Hagë, flet për dy ish-presidentët Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi

0
151

Ish-ambasadori i Kosovës, në Maqedoninë e Veriut, është duke dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

I pyetur se çfarë mendon për ish-presidentin Ibrahim Rugova, ai tha se ai ishte themelues i shtetit të Kosovës, kurse ish-presidenti tjetër, sipas tij e përmbylli procesin e pavarësisë.

“Presidenti Rugova është themelues i shtetit të Kosovës, ndërsa lideri Hashim Thaçi e ka përmbyll procesin e pavarësisë së Kosovës”, tha ai.

Dedaj u pyet për karrierën politikë të tij ndër vite, ai u përgjigj duke thënë se nga pozita e fundit, ajo e ambasadorit në Maqedoninë e Veriut, u largua dhunshëm nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila sipas tij e vendosi në atë pozitë burrin e saj, Prindon Sadriun.

Postet tjera mund t’i flasim më vonë, në 2004 kam fitu ulësen e deputetit, kur është themelu këshilli traniztor kam qenë pjesë e këtij këshilli, zëvendësministër i jashtëm dhe më së fundi ambasador, që jam largu dhunshëm, brutalisht dhe politikisht nga presidentja Osmani për qëllime politike, në vend timin e ka dërgu burrin e saj”, tha ai.

Tutje ai tregoi se për shkak të terrorit serb, ai ishte detyruar të heqë dorë nga mësimdhënia.

Për arsye se Serbia kishe ushtru terrorin dhe gjenocidin u detyruam të heqim dorë, nga mësimdhënia dhe gjithë kohën kapacitetet e mija t’i vë në dispozicion, të ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës dhe organizimin e jetës. Ishin mbyllë shkollat, ishin përjashtu mësimdhënësit, dëshironim që ta mbanim jetën edhe pse kushtet ishin të vështira. Kjo është arsyeja pse dhashë dorëheqje nga mësimdhënia”, tha ai.

Leave a Reply