Ish-futbollisti francez këshillon Mbappe: Ç’të duhet Reali, më mirë i pari i fshatit!

0
201

Nuk ka një ditë që Kylian Mbappe dhe Real Madrid të mos lidhen së bashku në media të ndryshme. Duket sikur e gjithë bota pret me padurim që francezi të transferohet në Madrid teksa vera e ardhshme do të rezervojë seritë e reja të kësaj telenovela.

Megjithatë, ka edhe nga ata që Mbappe e këshillojnë të mos kalojë tek “Los Blancos”. Fjala është për ish-futbollistin e Arsenal, Samir Nasri i cili këshillon patriotin e tij të qëndrojë tek Paris Saint-Germain dhe të fitojë një Champions që do të ishte me më shumë peshë se ai që mund të fitojë në radhët e spanjollëve.

“Nëse Mbappe largohet nga PSG atëherë do të linte një boshllëk të madh në radhët e francezëve, edhe pse me shifrat që do të shitej, klubi do të mund të afronte shumë lojtarë të tjerë. Por, Mbappe ka shumë rëndësi te PSG, ashtu si edhe te Franca.

E kam thënë që para dy vitesh se ai është lojtari më i mirë në botë, ende mendoj kështu. Kam thënë gjithashtu që Mbappe është parisien dhe nëse unë do të isha në vendin e tij nuk do të isha larguar nga PSG drejt Realit për të fituar Championsin e 15-të.

Ndërkohë, ke PSG që nuk e ka fituar ende të parin dhe mendoj se me Parisin do të kishte më shumë peshë ky trofe. Nëse në kohën time Marseille do të ishte në pronësinë e një fondi nga Katari, unë kurrë nuk do të isha larguar nga klubi. Është më mirë mirë të jesh i pari i fshatit sesa i fundit i qytetit”, u shpreh Nasri./SS

Leave a Reply