Isco si James, gati të lërë Realin për Evertonin!

0
309

Të pakënaqurit te Real Madrid do të largohen në merkaton e dimrit.

Isco është lojtari i fundit që ka përplasje me Zinedine Zidane i cili ka humbur besimin te fantazisti duke e lënë në stol dhe tashmë për të është Everton gati ta mirëpresë siç bëri me James Rodriguez.

Për 28-vjeçarin formula do të jetë e njëjtë, huazim falas dhe mbulimi i plotë i pagës nga ana e klubit anglez, çka do të ndihmonte Real Madrid të lehtësonte buxhetin e pagave në një kohë jo të mirë financiare për botën e futbollit./SS

Leave a Reply