IKSHPK: Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme

0
319

Ditën e sotme është regjistruar numri më i lartë i rasteve me Covid deri tani.

Në intervalin kohor të 24 orëve kanë humbur jetën nga Covid 12 persona si dhe kanë rezultuar pozitivë 975 të tjerë.

Pas numrit të lartë të rasteve ka ardhë edhe apeli i fortë i IKSHPK-së.

Nga IKSHPK-së po apelohet që të respektohen me përpikmëri masat anti Covid.

1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;

2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;

3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;

4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;

5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke reduktuar edhe kohën e punës gjatë ditës.

IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprenë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.

Leave a Reply