Hoti shpërndan lajmin e “Fox News” ku thuhet se Kosova u pajtua për autonomi të serbëve në veri: Nese s’është e vërtetë, Osmani e Kurti ta demantojnë

0
133

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se nëse nuk është e vërtete ajo që ka thënë presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, Kryeministri dhe Presidentja duhet ta demantojnë menjëherë.

Tutje, ai ka thënë se është obligim i Kurtit dhe Osmanit që t’i sqarojnë qytetarët.

Hoti ka shpërndarë një tekst të mediumit amerikan, Fox News në të cilin ku thuhet se presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës së fundit në Kosovë dhe Serbi kërkoi njohjen ‘de facto’ dhe autonomi për serbët.

Postimi i plotë:

Ja për çfarë janë pajtuar Kurti-Osmani në fillim të këtij viti.

Nëse nuk është e vërtetë kjo që ka thënë znj. Ursula von der Leyen, Kryeministri dhe Presidentja duhet ta demantojnë menjëherë.
Është obligim i juaj, dilni dhe sqaroni qytetarët.

Bashkangjitur gjeni lajmin e plotë nga Fox News,

“Von der Leyen tha se Serbia duhet ta njohë de fakto Kosovën si një vend të pavarur dhe Kosova duhet të lejojë autonomi për serbët etnikë në veri të Kosovës, ku ata përbëjnë shumicën. Kjo do të përmbushte në mënyrë efektive angazhimet e mëparshme të Serbisë dhe Kosovës të negociuara në fillim të këtij viti, por ka pak shenja që secila palë në të vërtetë synon të vazhdojë më tutje”.

Leave a Reply