Hidroregjioni Jugor: Për shkak të nderprerjes së energjisë elektrike, disa lagje në Prizren do të kenë ndërprerje të ujit

0
289

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren, përmes një njoftimi dërguar mediave, njofton konsumatorët se sipas njoftimeve nga ana e KEDS-it,  me datën 24.11.2022,  prej orës 10:00 deri ne ora 16:00 do të ketë nderprerje te furnizimit me rrymë tek stacioni i pompave tek 40 Bunarët.

Si pasojë do të ketë ndërpreje te furnizimit me ujë të pijes në lokacionet:

  • Lagjja Dardania
  • Kurilla (pjesërisht)
  • Rr; Ukë Bytyqi dhe
  • Kazerma e FSK-së

Faleminderit për mirëkuptim, thuhet në njoftimin nga zyra për informim nga Hidroregjioni Jugor./TvPz

Leave a Reply