Këngëtari Berkan Beka, mbrëmjen e sotme, në një intervistë që ka dhënë për ‘Ftesë në 5″ është shprehur se është shumë i emocionuar që pas kaq shumë vitesh po rikthehej (përmes Skye) në “Top Channel”.
Ai ka thënë se edhe pse ka vite që bënte intervista, është hera e parë që dridhej buza nga malli për periudhën kur nisi rrugëtimin në ‘Top Fest 3’ në skenat e televizionit ku këndoi fillimisht.
“Ju Top Channel jeni më të vërtetë një Amerikë, një MTV Aëards. Ka 15-16 vite që bëj intervista dhe është hera e parë që më dridhet buza tani”,- tha ai.
Gjatë intervistës ai nuk ngurroi të tregonte për projketet e reja dhe detaje nga jeta personale, ku është ndalur dhe tek vajza. Ai është shprehur se vajza i ngjason shumë, ndërkohë thotë se i vetmi peng që ka është se nuk kalon shumë kohë me të bijën.