Haskuka emëron nënkryetarin e ri, pas prishjes së koalicionit me LDK’në

0
443

Pas prishjes së koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës në komunën e Prizrenit, u shkarkuan nënkryetari dhe drejtorët e LDK-së nga ana e kryetarit Mytaher Haskuka.

Kryetari sot ka emëruar drejtorin e deritanishëm të Shëndetësisë, Visar Shehu, në pozitën e të dytit të Prizrenit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shehu, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

“Kam qene i emeruar dhe jam mirenjohes per besimin e ofruar nga kryetari Haskuka dhe nga Levizja Vetevendosje! ne drejtorine e Shendetesise ne Komunen e Prizrenit”, ka shkruar Shehu.

“Jemi munduar te bejme pune maksimale, me nder dhe ne zbatim te ligjit, perkunder problemeve me te cilat jemi ballafaquar gjate punes ne dikasterin e shendetesise”, është shprehur ai.

“Kemi bere shume projekte, besojme ne te mira ne kete dikaster, por nuk do ndalem tani t’i numeroje ato. Fundja kete me se miri e vleresojne ata te cilet jane detyruar te marrin sherbime mjekesore ne Kujdesin Paresor Shendetesor”, ka thënë Shehu.

“Falenderoj nga zemra, se pari familjen time te ciles i kam munguar jo rralle here, bashkpunetoret dr. Xhevat Elezkurtaj, Dr Arsim Berisha dhe Dr. Gylxhan Hasani, gjithe punonjesit shendetesore me te cilet pata rastin dhe nderin te punoja, Donatoret, Kryetarin dhe Levizjen Vetevendosje!”, ka shkruar Shehu.

“Besimin e dhene ne poziten e re, ate te nenkryetarit te Komunes, do mundohem t’a beje me pergjegjesi dhe me dinjitet ashtu sikunder e meriton Prizreni. I Juaji, Visar Shehu”, përfundon shkrimi i tij.

Leave a Reply