Haskuka e Kasemi inspektojnë punimet në rrugën “Fahredin Hoti”

0
473

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i përcjellur nga Drejtori i Shërbimeve Publike, Levent Kasemi, kanë inspektuar punimet në rrugën “Fahredin Hoti”.

Në këtë rrugë janë duke u instaluar gypat e kanalizimit atmosferik dhe atij fekal, e cila në fund edhe do të asfaltohet.

“Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Levent Kasemi, sot inspektuan punimet që po zhvillohen në rrugën “Fahredin Hoti”.

Në këtë rrugë aktualisht po shtrohen gypat e kanalizimit për dy lloje, atij atmosferik dhe fekal, në gjatësi prej 1100 metrave, ndërsa me të përfunduar punimet me kanalizim, do të fillojnë menjëherë edhe intervenimet për shtrimin e rrugës me asfalt në dy shtresa, ndërtimin e trotuareve dhe instalimin e ndriçimit publik”, njofton Komuna e Prizrenit./04 Online

Leave a Reply