Haskuka: Dje ka qenë një ditë e trishtë për të gjithë

0
500

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Haskuka në një postim në faqen zyrtare të tij, ka thënë se dje ishte një ditë e trishtë për të gjithë, për shkak të lajmeve tronditëse që kemi marrë!

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin se është ndarë nga jeta i riu nga Prizreni, Eron Shala. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Shala, në këto momente të vështira bashkëndjej me dhimbjen e tyre për këtë humbje tragjike!
Jemi tronditur edhe nga zjarri i mbrëmshëm që përfshiu qendrën për COVID-19 në Tetovë, ku ka shumë viktima e të plagosur. Me këtë rast, shpreh ngushëllimet e mia për familjarët dhe të afërmit e viktimave, si dhe kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ndërkaq uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit.

Lajm të trishtë kishim dje edhe nga Peja, ku si pasojë e ngjarjes së rëndë që ndodhi mbetën të vrarë kandidati për kryetar të komunës së Pejës dhe ish kandidati për kryetar të Deçanit nga radhët e PDK-së, por edhe nga Gjakova ku ndërruan jetë dy fëmijë si pasojë e zjarrit që përfshiu shtëpinë e tyre.
Ngushëllime për të gjithë të familjarët dhe të afërmit e atyre që humbën jetën!

Leave a Reply