Halili: Personat që komentojnë negativisht në rrjete sociale kanë nevojë për trajtim shëndetësor

0
192

“Personat që komentojnë negativisht në rrjete sociale kanë një mllef të jashtëzakonshëm, ata kanë nevojë për trajtim” – kështu ka deklaruar në Podcast Lifestyle me Gonxhen, psikoterapistja Ibelinda Halili.

Në mes tjerash, Halili është shprehur se ky mllef i jashtëzakonshëm e ka një zanafillë diku tjetër që mund të jetë pakënaqësi, mos mundësi e arritjes apo edhe patologji e të të menduarit.

Sipas saj, këta persona kanë një nevojë të jashtëzakonshme dhe e pakontrollueshme pa filtër për ta etiketuar dikë, me tendencën për ta shkatërruar, që zakonisht komentet e tyre janë pa bazë dhe tendenca e tyre është për ta dëmtuar dikë.

“Në momentin që personat kanë dëshirë dhe ju vije si e pa kontrolluar ta dëmtojmë një person tjetër nga mllefi, është problem i menaxhimit të shëndetit mendor”, është shprehur psikoterapistja Ibelinda Halili.

Leave a Reply