Meriton Gjemollari zgjidhet kryetar i pikës së LVV-së në lagjen “Bajram Curri”

0
223

Meriton Gjemollari është zgjedhur Kryetar i Pikës së LVV’së në lagjen “Bajram Curri”.

Siç thuhet në njoftimin e LVV-së, Gjemollari është zgjedhur përmes parimit një anëtar një votë, teksa Bukurije Kadriaj është zgjedhur Drejtuese e Grave, ndërsa Musli mazreku Drejtues për Rini.

“Me zgjedhje të lira dhe demokratike po vazhdon procesi i ristrukturimit në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren.
Përmes parimit një anëtar një votë, pika “Lagjja Bajram Curri”, themeloi kryesinë e re: Meriton Gjemollari, Kryetar Pike, Bukurije Kadriaj, Drejtuese e Grave për VETËVENDOSJE! dhe Musli Mazreku, Drejtues për Rini në VETËVENDOSJE!.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren ju uron të gjithë të zgjedhurve suksese në rrugëtimin e tyre politik me shpresën që këto përgjegjësi të përkthehen në më shumë punë e energji për organizatën tonë”, thuhet në njoftimin e LVV-së./04 Online

Leave a Reply