Habit banori i ri: Me bashkëshorten jemi njohur në varrim

0
209

Endrik Beba është banori më i ri i Big Brother VIP Albania 3.

Këngëtari shqiptar iu bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri në spektaklin e fundit bashkë me modelen Françeska Murati.

Banorët e rinj kanë biseduar mëngjesin e sotëm (e mërkurë), teksa kanë zbuluar më shumë për veten.

Foto: Screenshot/YouTube

Artisti i njohur tregon ngjarjen interesante se si u njoh me bashkëshorten e tij.

“Unë dhe gruaja ime jemi njohur në varrim”, tha fillimisht ai.

Beba në anën tjetër tha se ajo i ishte afruar dhe e kishte pyetur: “Mos je diplomat”.

I njëjti thotë se më pas ka pasur takime të tjera, për t’u njohur më mirë.

Endrik ndryshe në vitin 2015 pati një histori dashurie edhe me modelen Sara Gjordeni. /Telegrafi/

Leave a Reply