Griezmann: Atletico vendi i duhur për mua, rikthehem sërish në nivele të larta

0
268

Pas dy sezonesh të lodhshëm dhe stresues te Barcelona, Antoine Griezmann u rikthye te Atletico Madrid në orët e fundit të merkatos së verës, këtë herë në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Rikthimi i sulmuesit francez nuk u mirëprit nga tifozët e klubit madr

ilen, të cilët nuk ia kanë falur ende largimin drejt Barcelonës në verën e 2019-ës, megjithatë trajneri Simeone beson plotësisht te cilësitë e 30-vjeçarit dhe po punon për ta rikthyer sërish në nivele të larta.

Pesë ndeshjet e para të Griezmann me fanellën e Los Colchoneros nuk ishin në nivelin e pritshmërive, megjithatë francezi erdhi nga stoli dhe riktheu baraspeshën në sfidën ndaj Milanit në Champions, ndërsa pas takimit deklaroi se Atletico e Madridit është vendi ideal për t’u rikthyer të luajë në nivele të larta.

“E di që duhet të punoj shumë më tepër, pasi starti i sezonit këtu nuk ka qenë i mirë për mua. Duhet të përshtatem me stilin e lojës dhe të rrit vetëbesimin, pasi kam ardhur vetëm në orët e fundit të merkatos. Megjithatë doja të rikthehesha me patjetër, pasi ky është vendi ku ndihem mirë dhe jam i bindur që mund të arrij në nivelet më të larta të formës time personale”, u shpreh Griezmann.

Leave a Reply