Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në qytetin e Prizrenit, ku një femër kosovare është gjetur pa shenja jete.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 07:50. Me të marrë informatën, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëhitë njësitë përkatëse policore së bashku me me ekipën mjekësore. Këta të fundit kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’iu nënshtruar obduksionit, i cili do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes.
Rasti nga autoritetet është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.















































