Gjatë qeverisjes së Thaçit kanë ndodhur projektet më të mëdha kapitale

0
239

Opinionisti Ilir Ibrahimi tha se qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës duhet t’i njihen meritat e shumta në zhvillimin e vendit.

Duke listuar punët që janë kryer gjatë qeverisjes së PDK-së, Ibrahimi tha se investimet më të mëdha kapitale kanë ndodhur gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit.

“Po bëhemi viktimë e këtij diskursi se që 20 vjet është shkatërruar gjithçka ngadalë, në vitin 2008 vendi e ka shpallur pavarësinë, është suksesi më i madh i popullit shqiptar në këtë shekull, projektet më të mëdha kapitale kanë ndodhur në qeverisjen e zotëri Thaçit, duhet të ia njohim edhe meritat.”

“Cilat janë projektet më të mëdha kapitale që kanë ndodhur në këtë vend? Nëse je i djathtë e përkrah dhe e përqafon atë model ekonomik. A janë projektet më të mëdha që kanë ndodhur gjatë kësaj qeverisje? Të mos bëhemi viktimë e diskursit se qe 20 vjet nuk ka ndodhur asgjë”- tha Ibrahimi në Rubikon.

Tutje Ibrahimi tha se Qeveria Kurti sot krenohet me punët të cilat janë bërë nga pushtetet e mëhershme, derisa shtoi se suksesi më i madh i vendit që është shpallja e pavarësisë ka ndodhur gjatë qeverisjes së PDK-së.

“Që nga shpallja e pavarësisë ky vend ka ndërtuar institucione me të cilat edhe sot kjo qeverisje krenohet. Përmbushja e kushteve për liberalizimin e vizave e ka bërë qeverisja e kaluar, se kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, dhe thotë “ne i kemi përmbushur kushtet” dalin flasin për institucionet, shërbyesit civil, institucionet që janë ndërtuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ato i ka bërë dikush, tash të mos hedhim gjithçka në pleh sa na ka ndodhur një 14 shkurt”- tha Ibrahimi.

Leave a Reply