Getinjo nuk e harron Vivin, e “thumbon” sërish

0
313

Pak ditë me parë çifti Getinjo-Vivien i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë të krijuar brenda mureve të Big Brother VIP Kosova.

Në një video të publikuar më parë, Getinjo ishte shprehur se 100% ishte i dashuruar tek Vivien, mirëpo për shkak të disa problemeve ata nuk mund të ishin bashkë.

Ndonëse i mëshoi faktit që nuk është i lënduar nga kjo ndarje, të gjitha postimet e tij të fundit (të cilat janë goxha të shpeshta) po lidhen me ish-partneren e tij.

Së fundmi ai ka ndarë një tjetër shprehje në Instastory, e cila përkthehet: Jam një person i mirë deri në momentin që ti më jep arsye për të mos qenë.

Rastësi apo mesazh i koduar atë gjykojeni vetë ju!

Leave a Reply