Gazi natyror si burim sigurie e diversiteti për furnizim me energji dhesi armë për t’u rikthyerte lufta e ftohtë

0
857

Me “Rrjedhën Veriore 2” që nuk është vënë ende në punë, Rusia është gjithsesi furnizuesja kryesore e gazit në Evropë, dhe përbën 41 % të importeve të saj.Kështu që edheështë logjike të mendohet se Putin po e sheh këtë si një mundësi të rrallë për të ushtruar një ndikim të rëndësishëm politiko-ekonomik.

Gazi natyror zë 23% të burimeve energjitike në botë.Kërkesa në botë për gazin natyror rezulton në rritje me ritme shumë më të shpejta sesa kërkesa për naftë dhe burime të tjera të energjisë. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjetikës, deri në vitin 2018 kërkesa vjetore për gaz natyror janë rriturpër me më shumë se 16%, duke arritur vëllimin prej 4 trilionë m3. Sipas këtyre trendeve në një të ardhme të afërt gazi natyror mund të tjekalojë naftën, në furnizimin me energji të uzinave, amvsirisë si dhe në përdorimin si karburant për makinat.Arsyeja është se ekziston një varësi e madhe tek nafta  anembanë botës, e cila  eshtë bërë edhe e shtrenjtë dhe me trende në zvoglim të platformave tradicionale apo rënie të rezervave dhe të cilësisë. Ndërsa, për dallim prej naftës, rezervat e gazit natyror në botë janë bukur stabile dhe pothuajsetë mjaftueshme për të mbuluar konsumin aktual. Këto rezerva ndodhen të shpërndara në të gjitha kontinentet, ku Rusia, Irani, Katari dhe Turkmenistani disponojnë rreth 65% të të gjitha rezervave të njohura të gazit natyror deri më tani. Rusia, Irani, Katari dhe Turkmenistani disponojnë së bashku 125 trilion m3 gaz, vetëm Rusia disponon 49 trilion m3. Ndërsa Katari, një shtet i vogël, fle mbi rezerva të barasvlefshme me 17 trilion m3.

Megjithatë, siç thoshte dikur Shiroka, e bukura ka edhe anën që vret. Thellimi i antagoizmave ne mes Rusisë dhe SHBA –BE, lidhur me konceptin e “Koridorit Jugor”, dhe paltformës së presidentit Putin. Koncepti “Koridori Jugor”,lindi nga nevoja e BE-së për diversifikimin e burimeve të enrgjisë,  zgjerimin e bashkëpunimit energjetik, uljen e varësisë nga importet e gazit rus dhe krijimin e një tregu energjie të integruar e konkurrues. Ndërsa platforma e presidentit Putin, mori mbështetje nëSamitin e vendeve eksportuese të gazit të mbajtur më 2 korrik 2013, ku shtetet e “Forumit eksportues”, vendosën të kenëqëndrime të përbashkëtapër  përpunimin e njëqëndrimi solidar për çështjet që kanë të bëjnë me çmimet e gazit dhe që të kontribuojnë në zhvillimin e infrastrukturës së transportit të gazit gjithashtu në rritjen e sigurisë së furnizimeve. Pra që nga 2009 dhe 2013, që të dy këto formulime, janë paralajmërim, se bota po i afrohet epokës së nje lufte të ftohtë dhe të dy krahët, tubacionet e furnizimit me gaz i kanë shëndrruar në armë të fuqishme gjeostrategjike.

Përderisa, Bashkimi Evropian, insistonte në reformën e tregut të energjisë mbi parimet e “Paketës së Tretë… “, e cila nënkupton ndarjen e biznesit të shitjes dhe transportimit të burimeve të energjisë, Rusia kërkonte modelin e kontratave afatgjata dhe mbronte konceptin për mosndarjen e biznesit të shitjes dhe shperndrajës-transportit të gazit. Ky debat, i cili arriti pikun,pak para pushtimit të Krimes, ku me ç’rast Rusia fillimisht kërkoj nga Ukraina rritjen e çmimit të gazit. Kjo rritje e çmimit të gazit shkaktoj rrënimin e sistemit financiar të Ukrainës. Kurse më vonë Rusia i ofroj një çmim më të ulët të gazit për Ukrainën vetëm që të tërhiqej nga afërsia me Bashkimin Evropian. Pra, ky nuk ishte debat i thjesht “gypash”, por njëra nga betejat më të ashpra gjeopolitike në mes Rusisë, BE-së dhe SHBA-ve. Pushtimi i Krimes dhe paralajmërimet ruse për pushtimin përfundimtar të Ukrainës në njërën anë si dhe kërcnimet me saksione nga ana BE-së dhe ShBA-së, dëshmojnë se; për Evropën, Ukraina ka një rëndësi të veçantë pasi që është një lokacion transit për energjinë. Ku nga e gjithë sasia e gazit të importuar, 25% e të cilit në Evropë vjen nga Rusia,dhe ku 80% e tij kalon nëpër Bjellorusi dhe Ukrainë. Po ashtu, roli i Ukrainës si vend transit energjetik është rëndësishëm edhe për Rusinë, ngase 2/3 e të ardhurave të Gazpromit deri para disa viteve vinin nga shitjet e gazit që kalonte nëpër Ukrainë. Nga e cila sasi Ukraina çdo vit përfitonte përafërsisht 100 milion dollarë nga taksat e transitit të gazit natyror. Mirëpo interesat ruse në Ukrainë nuk ndalen vetëm në aspektet ekonomike, ato janë edhe më të mëdha se sa ato të Evropiane. Ukraina për Rusinë është e rëndësishme edhe për aspektet ushtarake. Rusia për gjatë gjithë historisë së saj ka punuar që qytetin bregdetar të Sevastopolit, të jetëjo vetëm i populluar me mbi 70% me banorë rus, por edhe të instalon bazën më të fuqishme të saj. Është e mundur që Rusia më shumë se për pushtimin klasik të Ukrainës është e interesuar për “pushtimin e moderuar të Evropës” përmes zgjerimit të rrjetit të gazit, nga një degzim jugu, e që pretendon të degëzoj gazin e saj në rajonin e Ballkanit duke e anashkaluar Ukrainën. Kjo  platformë e Putinit, do të kalonte nga Deti i Zi për të dal në Ballkan drejt Hungarisë dhe Austrisë dhe në Greqi drejt Italisë si dhe  të rrisë kapacitet e tubacineve përmes “Rrjedhës Veriore 2”, e cila një pjesë e gazit do ta dërgoj në Republikën Çeke, tjetrën në Gjermani,  Sllovaki, Hungari, por Ukraina dhe Rumania do të jenë të fundit në radhë.Kjo do të minimizonte rolin e gazsjellësit TAP-pjesë e koncepti “Rrjedha Jugore”dhe në të njetën kohë do t’i kriojnte favore Gazpromit rus për furnizim edhe të Balkanit Përendimor.

Përderisa sekretari Blinken “Rrjedhën Veriore 2”, e quajti një projekt gjeopolitik rus, në të njetën kohë presidenti Joe Biden ka kërcënuar se do të bllokojë hyrjen në funksionim të këtij gazjesllësit nëse Rusia pushton Ukrainën, mund të vlërsohet siçështje shumë më serioze se sa një krizë enrgjetike. Gadishmeria kaq e lartëe forcave ushtarke ruso-bjelloruse në kufi më Ukrainën është sinjali i qartë, se Rusia do të të tentoj të pushtoj Ukrainën, dhe në të njejtën kohë ta mbajë Evropën peng të çmimeve të gazit natyror, të cilat po rriten në mënyrë dramatike. Por ne kushtet kur Evropa po përballet aktualisht me një krizë energjetike, konteksti dhe koha janë të rëndësishme në të dyja anët e Atlantikut.

Shtrohet pytja, pse ka arritur deri në këtë nivel anatagonizmi Rusi- SHBA?

  • Nëseanaliza bëhet nga konteksti i sigurisë së furnizimit më resurse energjetike, atëhere mund të thuhet se, funksionalizimi i “Rrjedhws Veriore 2”, pa një marrëveshje kompromisi, Ukrainës do t’i krijoj deficit gazi për 10 deri në 15 miliardë metra kub, gjegjësisht, 1/3 e nevojave të importit për në vendet e BE-së.  Nëqoftëse kjo ndodh, atwhere Ukraina do të detyrohet t’i kthehet Rusisë dhe ta lusë për sasi shtesë të gazit, sepse prodhimi i saj është i kufizuar dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të siguruar këtë burim energjie mjaftueshwm as pwr nevojat e veta.
  • Ndrësa, kur analiza bëhet nga aspekti i sigurisë, funksionalizimi i “Rrjedhës Veriore 2”,ka implikime të mëdha. Mos të harrojmëqë marrëveshja e vitit 2010, ka detyruar Ukrainën t’i dorëzonte bazën e saj detare në Krime Rusisë, në këmbim të një çmimi më të ulët të gazit.

Nuk po aludoj në atë se BE, e përçarë dhe SHBA e tejzënëme probleme tjera në botë do ta dorëzojnë Ukrainën tek Rusia, por përvojat e dhjetë viteve të fundit kanë deshmuar se gjërat kanëlëvizur në drejtime favorizuese për Rusinë. Pra, kriza e furnizimit me gaz është problem i sigurisë numër një, sepse përveç që do të kthente prapa tregun evropian (në kontrata aftagjata), pranë një regres për të paktën për 12 vite, kjo njëkohësisht do të shënonte pikun e antagonizmave gjeostrategjik. Sepse, sapo “Rrjedha Veriore 2” të vihet në punë, rusët do të riorientojmë të gjithë gazin në këtërrjedhë, ku mëç’rast, Ukrania dhe koncepti “Koridori Jugor” përveç që do të përjetonin goditjën më rrënuese të mundshme, njëkohësisht kjo do të nxiste përcarjn në mes antarëve të BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve. Kujtojeni, rastin me Hungarinë, më 1 tetor, kur rusët e ndryshuan transitin përmes Ukrainës në Hungari, mëndihmën e Rrjedhës Turke. Ndrësa përmes “Rrjedhës Veriore 2”, e cila po cilësohet si Rrjedhë Gjermane, ekziston një rrezik real, që në mungesë të transitit ukrainas, shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore mund të mos kenë qasje në gaz.Në këtë kuptim, nëse SHBA-ja dhe Gjermania nuk kriojnë një alenacë të qartë mbështeje për Ukrainën, atëherë me seriozisht se kurrë është e rrezikuar jo vetëm siguria e   Ukrainës poredhe siguria e Evropës Lindore.

Shkruan: Prof. Dr. Izet IBRAHIMI

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply