Fshehu armën e zjarrit në banjën e një kafiterie të Prizrenit , arrestohet i dyshuari nga policia

0
279
Foto: Ilustrim

Me datë 07 qershor 2022 rreth orës 20:00, Njësiti patrullues i stacionit policor në Prizren, ka pranuar një informatë se në rrugën “Jusuf Gervalla” ne Prizren, në një Kafiteri është një person i cili dyshohet se në banjën e lokalit ka fshehur një armë.

Reagimi policor ishte i menjëhershëm dhe në Kafiteri ka arrit qe ta identifikoje dhe ta ndaloje te dyshuarin: B.M. ,i datëlindjes 1976 m/sh/k Patrulla ka gjet dhe ka sekuestruar armën në cilësinë e provave materiale;

Një Pistoletë dhe
Një karikator

Personi i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor Prizren. Pas intervistimit të dyshuarit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka rekomanduar të iniciohet rasti në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor ne Prizren, thuhet në njoftim nga DRP-ja, Prizren. www.tvprizreni.net.

Leave a Reply