Këto festa janë shumë të zymta, pa prezencën e figurave kryesore, që janë sinonim i idealeve për: lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, dy liderët e pakontestueshëm historik: z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli.
Është viti i parë prej pas luftës, ku figurat kryesore që janë ndër më meritorët për çlirim, padrejtësisht nuk gjinden këtu, për të festuar ditët e çlirimit të Kosovës.
Ata që: e çliruan, pavarësuan dhe ndërtuan vendin, padrejtësisht sot nuk janë në Kosovë, ndërsa ata që: dezertuan, shkatërruan dhe dogjën gjithçka, fatkeqësisht sot po e udhëheqin këtë vend.
Urime 22 vjetori i çlirimit të Kosovës. Nder dhe përulje, për të gjithë ata që u flijuan ndër shekuj historikisht, ku falë gjakut të tyre, ne sot po i gëzojmë këto ditë në liri dhe pavarësi. Mirënjohës përherë, edhe ndaj shteteve mike të Kosovës.
Shkruan: Jeton BYTYÇI