Maska të shkëlqyeshme për kujdesin ndaj fytyrës

0
50

Pranvera është koha ideale t’i kushtoni vëmendje lëkurës, e cila ka nevojë për kujdes shtesë.

Ditët e ftohta dhe me erë e thajnë lëkurën dhe pikërisht për këtë arsye mund të dukeni më të vjetra se sa që në fakt jeni. Shumica e femrave, në mënyrë që të ruajnë freskinë dhe shkëlqimin e lëkurës, u nënshtrohen metodave të ndryshme. Nëse kërkoni preparate ideale e dëshironi të kurseni të holla, por edhe të keni rezultate efikase, zgjidhjen e problemit tuaj e gjeni në kuzhinë.

MASKA NGA MJALTI DHE AVOKADO

Kjo maskë do ta ushqejë lëkurën tuaj sikurse kremi i ditës për fytyrë. Kur të bashkoni përbërësit e përmendur, do të fitoni një masë përplot me materie ushqyese, të cilat do ta hidratojnë lëkurën tuaj të tharë. Përbërësit: ½ avokado; ¼ e gotës flluska; 1 lugë uthull molle; 2 lugë mjaltë; 1 lugë lëng limoni. Përgatitja: Ndrydhni përbërësit e përmendur dhe i vendosni në enë. Masën e vendosni në lëkurë të pastër të fytyrës. E lini të qëndrojë në fytyrë 20 minuta, e më pas e shpëlani me ujë të vakët. Pas heqjes së maskës lyeni fytyrën me maskën tuaj të preferuar.

MASKA NGA MJALTI DHE VAJI I KOKOSIT

Mjalti dhe vaji i kokosit janë përbërës që ofrojnë recetë të përsosur për lëkurën problematike të fytyrës. Përbërësit natyralë ndihmojnë në shërimin e gjendjes pezmatuese të lëkurës. Me disa hapa, do të keni një maskë qetësuese, që do ta përmirësojë dukjen lëkurës tuaj, duke i dhuruar shkëlqim të butë dhe veror. Përbërësit: 2 lugë mjaltë; 1 lugë vaj kokos. Përgatitja: Përzieni vajin e kokosit me mjaltë derisa maska të përzihet mirë. Me majën e gishtërinjve maskën vendoseni në fytyrë. E lini të qëndrojë 15 minuta, e më pas fytyrën e shpëlani me ujë të vakët.

Leave a Reply