Familjes Shatri nga Kushnini i Hasit i dorëzohen çelësat e shtëpisë së re

0
485

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në rrjetën social facebook, njofton se fal angazhimit të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale në Prizren, familjes Shatri që kishte probleme me banimin, i janë dhuruar çelësat e shtëpisë së re.

Postimi i plotë i kryetarit Haskuka:

Në festën e Fitër Bajramit, drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, kanë gëzuar familjen Shatri nga fshati Kushnin i Hasit, duke dorëzuar çelësat e shtëpisë së tyre të re.

Familja Shatri në vitin 2015 ka qenë përfituese e projektit “Material ndërtimor për familjet skamnore në Komunën Prizrenit”, por për shkak të mangësive të projektit, shtëpia ka mbetur e papërfunduar dhe si pasojë e kësaj, gjashtë vite radhazi nuk kanë arritur që ta ndërtojnë shtëpinë e tyre.

Tani, falë interesimit të DPMS-së, donatorëve e familjarëve, të cilët i falënderoj përzemërsisht, është arritur që në afat rekord, brenda dy muajve, të dorëzohet shtëpia e ndërtuar dhe e kompletuar tek familja Shatri!

Urime, e ta gëzoni shtëpinë e re!

Leave a Reply