Estofex paralajmëron: Në Kosovë, rrezikshmëri e lartë për stuhi

0
78

Instituti Evropian eksprerimental për Parashikimin e Stuhive Estofex i cili bën parashimet gati çdo ditore për territorin e tërë Evropes ka treguar për një atmosferë jashtëzakonisht jo-stabile që potencialisht mund të ndodhë edhe sot në Republikën e Kosovës.

ESTOFEX (European Storm Forecast Experiment) i harton parashikimet e motit të ashpër duke kombinuar ekspertizën njerëzore me modelet numerike të motit.

Përveç hartës, ata publikojnë edhe një diskutim meteorologjik, ku shpjegojnë arsyet pse kanë vendosur secilin nivel rreziku dhe cilat fenomene presin (breshër, erëra shkatërruese, tornado, reshje intensive, etj.), raporton Meteo Ballkan

Pra, Kosova sot me 21.07.2026 është vendosur në numrin 3 nivelin më të lartë të rrezikshmërisë që ndodhë jashtëzakonisht rrallë, prandaj rekomandohet kujdes i lartë sonte pasdite dhe në mbrëmje.

Me rrezikshmëri shumë të lartë është vendosur zona ajrore që nga një pjesë e Detit Adriatik në verilindje të Italisë, pastaj pjesa qendrore e Detit Adriatik, Dalmacia e Kroacisë, Mali i Zi, Jugu i Bosnjës dhe Hercegovinës veriu i Shqipërisë dhe Kosova.

Atmosfera sot në këto zona parashihet të jetë jashtëzakonisht jo-stabile me potencial të mundshëm për stuhi shumë të fuqishme, breshër masiv dhe me përmasa të mëdha, erëra shumë të fuqishme dhe mundësi edhe pët tornado. Pra, kemi të bëjmë me nivele shumë të larta të jo-stabiliteteve atmosferike.

Duhet potencuar: këto fenomene janë plotësisht normale gjatë stinës së verës, edhe pse janë të rralla në nivele kaq të larta janë plotësisht normale. Gati çdo verë përpos nxehtësisë ka edhe stuhi të fuqishme. Kjo ka ndodhur gjithmonë, ndodhë tani dhe do të ndodhë edhe në të ardhmen, prandaj duhet pasur kujdes deri të kalojnë dhe dëmtimet lokale nga këto stuhi janë të pashmangshme.

Sonte atmosfera do të jetë jashtëzakonisht e destabilizuar orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Kjo nuk do të thotë që stuhitë dhe rreziku i madh do të ndodhin 100%, por ekziston potenciali në parametrat meteorologjik. Fenomenet e rrezikshme nëse ndodhin do të kenë karakter lokal, por sonte i vlen kujdesi i shtuar./MeteoBallkan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here