“Esnaf” në përkrahje të bizneseve të ndërlidhura me dasmat, nesër organizon tubim paqësorë në Prizren

0
533

Shoqata “Esnaf” nga Prizreni ka njoftuar se nesër do të organizojnë tubim paqësorë për të tërhequr vëmendjen rreth rëndësisë dhe efektit të mos lejimit të organizimit të ahengjeve për ekonominë e vendit.

Tubimi paqësorë pritet të mbahet përballë urës së Arastës duke filluar nga ora 13:30.

“Të gjitha Bizneset dhe Anëtarët tanë janë të ftuar në Tubimin Paqësorë nesër me datë 16.06.2020 ( e Martë ) ndërmjet orës 13:30 – 14:00 përballë urës së Arastës, qëllimi i mbajtjes së të cilës është tërheqja e vëmendjes rreth rëndësisë dhe efektit të mos lejimit të organizimit të ahengjeve për Ekonominë e vendit”, thuhet në njoftimin e “Esnaf”./04 Online

Fotografia e ESNAF Prizren

Leave a Reply