Është shtyrë takimi i Hotit me Lajçakun, shihen në ora 18 e 30

0
383

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të pres në takim Përfaqësuesin Special e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak në ora 18:30 në ndërtesën e Qevrisë, njofton Zyra e Kryeministrit.

Takimi mes Kryeministrit Hoti dhe Përfaqësuesit të BE’së, Lajcak ishte paraparë të ndodhë në ora 10:30 por që ky takim është shtyrë për në orën 18:30, raporton Gazeta Express.

Diplomati sllovak është nisur sot nga Zvicra dhe pritet të arrijë në Prishtinë gjatë pasditës, pasi ditën e djeshme nuk arriti të fluturojë për në Kosovë pas disa ndërlikimeve me udhëtimin e tij.

Lajcak do të zhvillojë takim edhe me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani në orën 17:45.

Ende nuk dihet nëse Lajcak do të ketë takim edhe me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Leave a Reply