Eliminoni mushkonjat me disa veprime të thjeshta

0
242

Mushkonjat janë bezdisëse në ditët me vapë dhe në disa raste dinë të jenë edhe të rrezikshme. Kjo pasi ky insekt bart me vete helme ose ndyrësira që mund të shkaktojnë helmim ose sëmundje të tjera ngjitëse, shkruan Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Mbajtja larg shtëpisë di të jetë sfiduese, por nëpërmjet disa mënyrave, ato mund të largohen. Në vijim janë radhitur disa rekomandime se si t’i mbani mushkonjat larg.

Largoni ujin që rri gjatë

Një herë në javë, zbrazni dhe pastroni çdo send që përmban ujë si kovat, lodrat, pishinat, vazot ose kontejnerët e mbeturinave pasi uji që qëndron gjatë, mund të bëhet zonë komode për mushkonja.

Mbyllini fort enët

Kovat, kapakët, fuçitë e ujit ose cisternat që i keni brenda shtëpisë ose në oborr, mbajini të mbyllura fort në mënyrë që mushkonjat të mos kenë qasje. Nëse futen ose marrin kontakt, ekziston rreziku që ato t’i lëshojnë vezët dhe të nisin kontaminimin e ujit.

Përdorni preparate speciale që ruajnë freskinë e ujit.

Po për mushkonjat në dhomën e gjumit si të veprohet?

Freskoni dhomën ku flini gjatë orëve të para të mëngjesit, pasi mushkonjat nuk do të futen menjëherë.

Sigurohuni që këtë ta bëni çdo ditë dhe t’i pastroni shpesh mbulojat ose çarçafët, në mënyrë që freskia të jetë e përditshme. Gjatë orëve të mesditës dhe gjatë mbrëmjes mbyllni dritaret dhe dyert e shtëpisë, si dhe sigurohuni që të mos lini drita ndezur pranë dritares. Kjo pasi, mushkonjat tërhiqen nga dritat e forta dhe mund të qëndrojnë pranë hyrjes, “duke pritur” hapjen.

Përdorni spërkatës

Spërkatni dritaret në pjesën e jashtme dhe të brendshme, që mushkonjave t’u parandalohet qasja. Preparatet speciale do t’i mbajnë ato larg, e në disa raste edhe do t’i eliminojnë.

Nëse mushkonjat kanë hyrë tashmë brenda shtëpisë dhe kanë nisur zukatjen, lyeni trupin me kremra që parandalojnë infektimin dhe zbusin zonën e prekur.

Gjatë gjumit, nëse brenda dhomës dëgjoni zhurmën e mushkonjave, siguroheni që t’i largoni ato sa më parë pasi nuk do të keni gjumë të qetë./Koha/

Leave a Reply