Elezkurtaj: Këtë muaj fillon realizimi i analizës për gratë shtatëzëna ‘Triple Test’

0
463

Gjatë këtij muaji në laboratorin e QKMF-së në Prizren pritet të realizohet analiza për gratë shtatëzëna e njohur si ‘Triple Test’.

Lajmin e ka dhënë drejtori Xhevat Elezkurtaj, i cili ka thënë se testi do të jetë pa pagesë.

“Mbrenda muajit shkurt në laboratorin tonë në QKMF në Prizren, do të kryhet një ndër analizat më të rëndësishme për shtatzëna – TRIPLE TEST!
Kjo analizë kryhet me qëllim të vlerësimit të propabilitetit për anomali kromozomale të fetusit. Ky test shërben për depistimin e Sindromës Doën, Spina Bifida dhe Trizomisë 18. Testi behet nepermjet gjakut te nenës prej javës 14-20 të shtatëzanis .Rrezultatet e testit jepen mbrenda ditës.
Një ndër analizat më të shtrenjta në laboratorët privat për herë të parë në një institucion publik shëndetësor në vend, bëhet PA PAGESË!!!”, ka thënë Elezkurtaj./04 Online

Leave a Reply