Eksperti zbulon sa shpesh duhet të pastroni brushat e grimit

0
206

Një ekspert i optikës, rekomandon që të pastroni brushat dhe aplikuesit e grimit çdo shtatë ditë.

Imran Ali, potencon se nëse i pastroni aplikuesit çdo shtatë ditë ju mund të minimizoni mundësinë e rritjes së baktereve, shkruan Express.co.uk.

Eksperti gjithashtu rekomandon të mos ndani asnjëherë brushat me të tjerët.

“Asnjëherë mos i ndani produktet e make-upit pasi kontaminimi i kryqëzuar mund të përhapë infeksione virale, duke çuar në ënjtje të qepallave, inflamacion të syve apo edhe rrjedhje”, paralajmëron ai.

“Nëse keni ndarë produkte kozmetike dhe keni vënë re ndonjë nga këto simptoma, është e rëndësishme të caktoni një takim me okulistin tuaj”.

Ali gjithashtu thekson rrezikun e përdorimit të produkteve të skaduara të grimit.

“Produktet e make-upit nuk kanë një datë të caktuar skadimi sikurse ushqimi dhe është vështirë të dihet nëse produktet janë prishur vetëm duke i shikuar”, shpjegoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here