Ekspertët tregojnë deri në sa kohë mund të ruhet në frigorifer mishi pa i dëmtuar vlerat ushqyese

0
522

Përpara shpikjes së frigoriferëve me ngrirje, ruajtja afatgjatë e ushqimeve bëhej me ndihmën e dëborës ose motit të ftohtë.

Frigoriferi u shpik për herë të parë diku në mesin e viteve 1800 dhe u desh shumë kohë që kjo pajisje të zinte vend në çdo shtëpi në mbarë globin.

Falë ngrirjes, njeriu mund të ruajë shumë produkte ushqimore për një kohë të gjatë.

Një prej këtyre produkteve është mishi.

Ruajtja e mishit është një proces i rëndësishëm që shkon përtej thjesht futjes së mishit në qese e më pas në ngrirje.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni një udhërrëfyes specifik për sigurinë ushqimore kur vjen puna tek ruajtja e mishit.

Mishi i Pagatuar i Shpendëve

Mishi i pagatuar i shpendëve mund të zgjasë për një deri në dy ditë në frigorifer në një temperaturë minimale prej 4ºC.

Nëse e fusni atë në ngrirje ku temperatura është nën 0 ºC, mishi mund të zgjasë për deri një vit.

Mishi i gatuar mund të mbahet në frigorifer për disa ditë, ose në ngrirje për 2 deri në 6 muaj.

Mishi i Kuq Dhe Mishi i Derrit

Mishi i kuq dhe mishi i derrit mund të ruhen në frigorifer për deri 5 ditë.

Në ngrirje, ato janë të sigurtë për konsum deri në 12 muaj.

Leave a Reply