Edita Sopjani po martohet, ndërkohë që është publikuar edhe kënga e saj e re

0
362

Këngëtarja, e cila në vitet e fundit është fokusuar më shumë në televizion, Edita Sopjani po martohet.

Në profilin e saj në Instagram, ajo ka shpërndarë fotografi dhe video të shumta nga organizimi i ‘kanagjegjit’.

Edita paraqitet me veshje tradicionale, por edhe me fustan, ndërkohë që respekton traditat e ndryshme që janë pjesë e riteve të martesës.

(Foto: Instagram/sopjaniedita)

Më herët, këngëtarja kishte treguar se e ka përzgjedhur Afrim Muqiqin për të kënduar në dasmën e saj, derisa pas martesës do të shkojë për të jetuar në Gjermani.

Në ndërkohë, ditë më parë u publikua kënga e re e Editës, “Ndjenjat”, që është bashkëpunim me Agresionin. /Telegrafi/

Leave a Reply