Edi Rama, si “vëlla i Vuçiqit” i mban leksione demagogjike “vëllait”të vogël!

0
526
  1. Në etnopsikologjinë shqiptare, zakonisht mysafiri kur konsistohet si përçarës, si fjalëbartēs e ngucakeq i tepruar, siç na u imponua gjatë sundimit (jo qeverisjes demokratike) tē tij shoku Edi Rama, me vizitën e tij qëllimëkeqe dhe imponuese me ide dhe konceptet serbomadhe, bile edhe me identifikimin e tij vullnetar, si “vëlla i Vuqiçit”; na del jo vetëm i pasinqert, por edhe shumë qesharak!
  2. I njejti serish, para ca minutash ripërsëriti në konferencë për mediet dokrrat e “minishengenit Ballkanik”, ku qartazi dihet se përfituesi kryesor është Serbia! Ripērsëriti, tërthorazi edhe “kumbarinē” e tij lidhur me idenë e “korigjimit të kufirit” me Serbinē! Si i tillē, ky njeri me arrogancën e tij somnabule, shihet ashiqare që po na shet “dushk për gogla”! Autoritetin e tij të rrënuar skajshmērisht pērmes ideve dhe koncepteve antishqiptare, ai sot sërish para medieve, u mundua t’i “riafirmoj” e rikonsolidoj përmes floskulave të “atdhetarizmit, nacionalizmit”të vonuar!
  3. Duke harruar kështu se shqiptarët e Kosovës, këtē tipologji e çift somnabul, e njohin shumē para se ai të merrej me artin e politikēs. Andaj, kjo “paradë” demagogjike mediatike, asesi s’mundet më as ta fascinoj, e as ta animoj edhe njē shqiptar të vetëm, kudo që ai gjendet! Koha e ti ka përënduar. Dhe llogarinē për gjitha të (pa)bëmat do di t’i vlerēsoj vetëm historia e sociologjisë politike🤔

Shkruan: Fadil MALOKU

Leave a Reply