Edhe gjashtë të vdekur sot nga COVID-19 në Kosovë

0
417
Foto: Ilustrim

Është rritur në 108 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë. Në 24 orët e fundit kanë vdekur gjashtë persona nga pasojat e koronavirusit, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Të dielën mbrëma ishin raportuar 102 të vdekur, ndërsa të hënën mbrëma numri i raportuar ka shkuar në 108. IKSHPK-ja thotë se viktimat kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese.

Pas pesë ditësh, nuk është arritur shifra e 200 të infektuarve të ri. Të hënën janë raportuar 187 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 103.

Në Prishtinë janë gati gjysma e të infektuarve – 92.

Në qytetet tjera ka dukshëm më pak të infektuar. Në Pejë e Gjakovë janë nga 12 raste, kurse në Lipjan janë 11. Në komunat tjera janë më pak se dhjetë raste të reja: Drenas (8), Fushë Kosovë (8), Mitrovicë (6), Ferizaj (5), Vushtrri (4), Suharekë (4), Obiliq (4), Gjilan (3), Malishevë (3), Prizren (3), Podujevë (3), Skënderaj (2), Klinë (2). Nga një rast është në Deçan, Istog, Mitrovicë e veriut, Rahovec, Shtime.

Të hënën janë testuar 424 mostra. Pra gati gjysma e të testuarve kanë dalë me COVID-19.

Numri i të shëruarve ka shkuar në 2370. Rastet aktive janë më shumë – 2640./Koha

Leave a Reply