Dyshime se trazirat në Serbi janë nxitur nga shërbimet e Rusisë për të penguar marrëveshjen për Kosovën

0
406

Në protestat e dhunshme të mbrëmjes së kaluar kishte edhe dyshime për ndërhyrje të shërbimeve të huaja- siç tha vet presidenti serb Vucic sot- por edhe nga organizata jo qeveritare. Mbrëmë një ruse i ishte intervistuar e cila e kishte konfirmuar se ishte pjesëmarrëse dhe e kishte vlerësuar se pushteti i tanishëm serb është diktaturë, transmeton Gazeta Metro.

Në protestat e mbrëmshme në qendër të Beogradit u gjend edhe një shtetase e re ruse që u ankua se ishte rrahur. Ajo mediave serbe ju kishte thënë se në protestë kishte dalë për ‘drejtësi’.

Arsyetimi i saj e bënte edhe më të dyshimtë pas arsyeve që i paraqiti.

“Unë jam nga Rusia, e di çka është diktuara. Erdha këtu të protestoj për drejtësi. E njëjta që kishte ndodhur në Rusi. Kjo është diktaturë”, ka thënë e intervistuar një grua ruse, transmeton Gazeta Metro.

Kur u pyet se për cilën diktaturë e kishte përjetuar, ajo theksoi se të gjithëve ju kujtohet Boris Yeltsin gjatë të nëntëdhjetave, pushteti i të cilit zakonisht nuk konsiderohet si diktaturë, posaçërisht nëse krahasim me pushtetin e tanishëm të Vladmir Putin.

Rusia në kontekstin e protestave të Beogradit ishte përmendur edhe nga drejtorja Qendrës për Studime Euroatlantike, Jelena Milic, e cila konsideron se “krerët e demonstratave të dhunshme që publiku e pati rastin t’i sheh rreshtimin e theksuar pro-rus si aktorë në jetën publike që nuk zgjedhin mjete të jo legjitimojnë përpjekjet e Serbisë që të arrijnë kompromis për statusin e ri të Kosovës nën mbështetjen e politikë së Perëndimit.”

Edhe vet presidenti i Serbisë Vucic kishte deklaruar se këto protesta kishte ndikime të krimit dhe faktorit ndërkombëtar, transmeton Gazeta Metro.

Vucic sot kishte edhe një takim të organizuar me ambasadorin rus në Beograd Aleksandar Botsan-Kharchenko i cili ishte anuluar.

Vitin e kaluar kishte skandal të madh spiunazhi në Serbi ku ishte zbuluar se një zyrtar i lartë serb ishte kompromentuar nga një spiun rus kur u shfaq xhirimi ku ai pranonte para nga agjenti rus.

Leave a Reply